Gjermania i kërkon Rusisë tërheqjen e trupave nga kufijtë e Ukrainës

 734 total views,  2 views today

Qeveria gjermane përsëriti thirrjen për tërheqjen e trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës, pak para fillimit të bisedimeve midis kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin.

”Përgjegjësia për reduktimin e përshkallëzimit bie qartësisht mbi Rusinë”, deklaroi sot në mëngjes ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Fati i një vendi të tërë dhe popullsisë së tij është në rrezik për shkak të grumbullimit të trupave ruse. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund të përshkallëzohet në çdo moment”, paralajmëroi ajo.

Baerbock theksoi se ”Perëndimi duhet të sqarojë me të gjithë koherencën e vet se është i bashkuar pas një Evrope paqësore dhe të sigurt”.

Kancelari Scholz dhe presidenti Putin do të takohen sot pasdite në Moskë.