Skulptori Gëzim Muriqi: Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit. Ai ka bërë një skulpturë gjigande të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian.

“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falënderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë”.

“Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve”.

“Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”, tha Muriqi për Euronews Albania.

Share This Article