Video/ Sulmohet me armë televizioni Top Channel, vritet roja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këto orë të vona, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia se është vrarë me armë roja i Top Channel.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në Mëzez, pranë televizionit Top Channel kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Grupi hetimor është në vendngjarje ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona.

Share This Article