Banka Qendrore Evropiane: Presim rënie të shpejtë të inflacionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, deklaroi këtë të mërkurë se pritet rënie e shpejtë e inflacionit të lartë në Eurozonë.

Lane deklaroi se aktualisht Eurozona mund të jetë në fazën më intensive të inflacionit, por që së shpejti kjo do të bjerë.

“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.

Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.

“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.

Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua, shkruan Rel.

Share This Article