Një nga ish të dashurat e Ted Bundy, vrasësit më famëkeq në historinë e Amerikës dhe jo vetëm, ka treguar detaje nga koha kur dilte në takim me të, kur ishin në universitet.
Në një dokumentar të ri, gruaja e cila identifikohet vetëm si Sandy, thotë se gjatë një takimi romantik buzë lumit, Bundy i zhyti kokën në ujë.
“Më mbajti me kokën në ujë rreth një minutë. Në fillim mendova se po luante, por kur po mundohesha të nxirrja kokën për të marrë frymë, ai ma mbajti dhe më fort dhe nisi të qeshte”, tregon ish e dashura e njeriut i cili ka pranuar se ka vrarë të paktën 30 gra në të gjithë SHBA-në, por ekspertët mendojnë se shifra reale është rreth 100.