ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin 2 minutes ago
Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale 4 minutes ago
Tre zyra identike në tre qytete të ndryshme, ja se si Putini e maskon “pozicionin” e tij për të mbajtur fjalime 6 minutes ago
Sulm me raketa në Damask, raportohet për të vdekur dhe të plagosur 7 minutes ago
“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja 10 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Fevziu: Gjykata Speciale u ka mbetur ndërkombëtarëve si patate e nxehtë

albnews by albnews
2 April, 2023
in Albania, Kosova
0
Fevziu: Gjykata Speciale u ka mbetur ndërkombëtarëve si patate e nxehtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë se Gjykata Speciale i ka mbetur si patate e nxehtë në dorë ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për për “Review”, Fevziu theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është treguar shumë e kujdesshme të mos kryejë asnjë akt terrorist jashtë kufirit të Kosovës dhe të mos ndërmerrte asnjë aksion brenda territorit të Serbisë, për ruajtur idenë se ishte një organizatë që luftonte vetëm për çlirimin e vendit të saj.

RelatedPosts

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

“E para, Sali Mustafa kishte akuza konkrete për ngjarje konkrete edhe pse në linjë komandimi. Asnjë nga 4 liderët e nivelit të lartë të UÇK-së nuk kanë akuza personale. Këtë duhet ta sqarojmë për publikun se shoh që ka njerëz që thonë ‘jo po kanë bërë krime’, nuk kanë bërë krime, nuk kanë asnjë akuzë të vetme,” – u shpreh Fevziu.

Ndërkaq, gazetari tha se protesta e sotme në Kosovë ishte qytetare, emancipuese dhe sipas tij një lëvizje që tregon se në një moment kur vihet në pikëpyetje një prej fazave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, ata dinë ta mbrojnë.

Fevziu tha se presidentja Vjosa Osmani nuk ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë.

Ai i cilësoi burracakë qeveritarët e Kosovës që nuk i kanë mbështetur si duhet në këtë betejë, që siç tha Fevziu ka marrë më shumë kohë nga ç’është marrë për të gjykuar dhe vetë Millosheviqin.

“Ajo që vë re është se çdo njeri pavarësisht bindjes politike, pavarësisht qëndrimit politik që ka, pavarësisht orientimit, pavarësisht mërisë dhe simpative me këta njerëz sa kohë kanë qenë në pushtet kur vjen puna të UÇK-ja janë të bindur se kjo është një nga faqet më të rëndësishme që ne kemi në historinë tonë”, u shpreh ai.

Ndryshe, mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”, të organizuar më 2 prill në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – që janë në Hagë.

Të hënën, do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

15 November, 2025
Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale

15 November, 2025
Tre zyra identike në tre qytete të ndryshme, ja se si Putini e maskon “pozicionin” e tij për të mbajtur fjalime

Tre zyra identike në tre qytete të ndryshme, ja se si Putini e maskon “pozicionin” e tij për të mbajtur fjalime

15 November, 2025
Sulm me raketa në Damask, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Sulm me raketa në Damask, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result