Arsenal-i i Granit Xhakës do ta ketë edhe një test të vështirë në Premier Leauge, ku këtë të marte do të ballafaqohet me Liverpool-in në udhëtim.
Para këtij dueli të rëndësishëm, foli në konferencën për media mesfushori kosovar, i cili tha se do të jetë një ndeshje shumë e vëshitrë për ekipin e tij.
“Nuk ka rëndësi se si po shkon sezoni i tyre – ata janë gjithmonë një ekip i rrezikshëm. Në ‘Anfield’, janë një ekip shumë i vështirë për t’i mundur” tha Granit Xhaka.
“Por ne kemi mjaft besim për të fituar edhe atje. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë. Kjo është arsyeja pse ne po shkojmë atje, kështu që le të shohim nëse mund të kthehemi në Londër me pikë të plota”, tha mes tjerash Xhaka.
Arsenal-i është duke shkuar në rrugë të mirë drejt titullit kampion që i mungon që 19 vjet.
“Topçinjtë” udhëheqin tabelën me 72 pikë, tetë më shumë se Manchester City, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, edhe Granit Xhaka po kalon formën më të mirë në karrierën e tij.
Reprezentuesi zviceran deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.