Përgatitjet kanw filluar në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla më 6 maj.
Mbretëresha Elizabeth mund ta ketë quajtur Camilla “Queen Consort” në fjalimin e saj të fundit gjatë festimeve të Jubileut V të Platinumit , por ka ardhur momenti kur për herë të parë ajo vetë merr titullin e saj tashmë zyrtar, me vendim të mbretit Charles, i cili ka nevojë për të si një mbretëreshë.
Pak më parë u bë publike ftesa zyrtare e kurorëzimit , e cila do t’u dërgohet 2000 personaliteteve në mbarë botën, të cilët do të përbëjnë kongregacionin e asaj dite në Westminster Abbey ku do të zhvillohet ceremonia.
Ftesa e kurorëzimit është projektuar nga Andrew Jamieson , një artist dhe ilustrues, puna e të cilit është frymëzuar nga temat kalorësiake të legjendës Arthuriane.
Kjo nuk është hera e parë që një artisti i kërkohet të dizenjojë diçka për familjen mbretërore dhe kjo pasi ai i përket stafit të Crown Office.
Puna origjinale e ftesës është pikturuar me dorë me bojëra uji me gouache (ngjyra uji) dhe dizajni do të riprodhohet dhe printohet në karton të ricikluar me detaje fletë ari.