Twitter: BBC, një media e financuar nga qeveria

albnews
By
1 Min Read

Administratorët e llogarisë zyrtare të BBC-së në Twitter morën një surprizë të pakëndshme kur rrjeti social i cilësoi si media të financuar nga qeveria.

BBC kundërshtoi qëndrimin dhe i kërkoi Twitter “të zgjidhë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur”.

“BBC është dhe ka qenë gjithmonë i pavarur. Ne financohemi nga publiku britanik përmes tarifës së licencës,” tha media prestigjoze në një deklaratë.

Elon Musk, kreu i Twitter, u kritikua nga ata që mbajtën anën e BBC.

“Ne duhet t’i shtojmë më shumë hollësi ndikimit editorial, pasi ai ndryshon shumë. Unë në fakt nuk mendoj se BBC është aq i njëanshëm sa disa media të tjera të financuara nga qeveria, por është marrëzi e BBC-së të pretendojë se nuk ka ndikim. Me pak ndikim qeveritar, do të ishte një përshkrim i saktë në rastin e tyre”, tha kreu i Twitter.

Share This Article