Milani di të vuajë e të fitojë në Champions, Napoli “skuqet” në “San Siro”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka mposhtur minimalisht 1-0 Napolin në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League, në një takim të nisur me vuajtje për kuqezinjtë e të mbyllur me mundësinë për të realizuar edhe më shumë gola.

Napoli zbriti në “San Siro” me një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e ndeshjes së fundit të vlefshme për Serie A, të cilën Milani e fitoi 0-4. Megjithatë, me fat dhe me ndihmën e portierit Maignan, kuqezinjtë shmagën golin në minutat e para.

Në mesin e pjesës së parë gjithçka ndryshojë dhe Milani tentoi më shumë të dilte në sulm. Goli u realizua pas një kundërzbritje të shpejtë të Diaz në minutën e 40, i cili e kaloi topin për Leaon që asistoi për Benaccer, i cili e dërgoi në rrjetë.

Në minutën e 74-t, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Anguissa mori kartonin e dytë të verdhë. Kuqeiznjtë patën mundësi të gjenin e golin e dytë me rastet e krijuara, por u treguan të pasaktë. Tashmë gjithçka do të vendoset në Napoli një javë më pas kur do të zhvillohen edhe 90 minutat e kthimit.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, kampionët e Real Madrid mposhtën 2-0 Chelsea-n.

Share This Article