Qeni i presidentit irlandez “rrezikon” marrëdhëniet me SHBA-në, i sulet Biden-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Joe Biden, mori një pritje të ngrohtë nga presidenti presidenti irlandez Michael Higgins të enjten. Por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për qenin e tij.

Ndërsa dy liderët shkonin drejt rezidencës së presidentit irlandez për një ceremoni gjatë së cilës do të mbilleshin pemë, Higgins tentoi që t’i prezantonte homologut të tij amerikan Misneach-n, një nga qentë e tij.

Por Misneach, që në shqip do të thotë “kurajo”, mesa duket nuk ishte aq e lumtur për mikun e ri që po vizitonte shtëpinë.

Ndërsa Biden u afrua që t’i tregonte pak dashuri, qeni dyvjeçar bëri çmos që të “shkatërronte” marrëdhëniet SHBA-Irlande, duke i lehur presidentit dhe duke u larguar.

Ky moment nuk mbeti pa u komentuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët u shprehën se Misneach u përgjigjet vetëm komandave që merr gjuhën iralandeze.

Nuk është hera e parë që Misneach ka vjedhur gjithë vëmendjen. Dy vjet më parë, kur ishte vetëm një qenush, ai i kafshoi dorën Higgins-it për t’i tërhequr vëmendjen kur presidenti irlandez po jepte një mesazh të zymtë për të shënuar vdekjen e aktorit Tom Hickey.

Share This Article