Belind Këlliçi ishte kandidati i fundit që është ngjitur në podiumin e stadiumit Air Albania, ku i është rezervuar edhe pritja më entuziaste nga të pranishmit.
Koalicioni Bashkë Fitojmë çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 Bashkive.
Të pranishëm në Mitingun e sotëm janë të gjithë kandidatët në rang vendi, ndërsa fjala kryesore mbahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë edhe bashkëdrejtuesit e koalicionit.
Gara më e ethshme pritet të jetë në disa prej bashkive kryesore të vendit, si Tirana, Elbasani, Durrësi e Shkodra, ndërsa zgjedhjet pritet të shënjojnë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend, nëse Edi Rama dhe socialistët do të lëkunden nga pozitat e tyre, apo do të çojnë të qetë deri në fund mandatin e tyre qeverisës.