Publikohet harta, vendet që do të goditen më ashpër nga i nxehti vitet e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkencëtarë nga Universiteti i Bristolit kanë paralajmëruar se miliona njerëz janë në rrezik pasi mund të përballen me një të nxehtë ekstrem gjatë këtij shekulli.

Afganistani, Papua Guinea e Re dhe Amerika Qendrore kryesojnë listën e vendeve më të rrezikuara.

‘Të jesh i përgatitur mund të shpëtojë jetë. Ne kemi kaluar tashmë disa valë të nxehti në mbarë botë. Në këtë studim, ne tregojnë që qeveritë e shteteve të ndryshme duhen të përgatiten për situata emergjente’, tha profesori Dann Mitchell, i cili ishte bashkëautor i studimit.

Në studim vihet theksi te vendet që deri tani nuk kanë kaluar situatë të rëndë si pasojë e të nxehtit. Ato konsiderohen të rrezikuara pasi nuk janë të përgatitura. Studiuesit kanë ngritur alarmin veçanërisht për Afganistanin, i cili është duke kaluar një situatë të rëndë në sistemin shëndetësor, që sipas OBSH-së, është në prag kolapsi.

Share This Article