Një grua amerikanë është arrestuar në Australi pasi një armë prej floriri 24 karatësh u gjet e fshehur në bagazhet e saj në aeroport.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije mbërriti në Sidei nga Los Anxhelos dhe nuk kishte asnjë leje të posaçme për të mbajtur armën e zjarrit. Për këtë krim, sipas Agjencisë së Kufirit, ajo rrezikon deri në 10 vite burg.
Në fotot e lëshuara nga policia, tregohet momenti i skanimit të valixhes së gruas brenda së cilës u gjet dhe arma e veçantë dhe e kushtueshme.
Gruaja 28 vjeçare do të dalë përpara gjykatës të hënën dhe mes dënimeve që rrezikon është dhe ai i anulimit të vizës australiane dhe ndalimin i të drejtës për të shkelur në këtë vend për disa vite.