ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re 40 minutes ago
Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje 1 hour ago
Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Si ta ndalojmë humbjen e miqve në moshë madhore 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Popular

Ortak në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Marina, kompania publike përfundon në Komisionin e Prokurimit Publik për kritere të ekzagjeruara

albnews by albnews
26 April, 2023
in Popular, Shqiperia
0
Ortak në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Marina, kompania publike përfundon në Komisionin e Prokurimit Publik për kritere të ekzagjeruara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompania publike Albanian Seaport Development, ortake në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Marina ka përfunduar ditëve të fundit në Komisionin e Prokurimit Publik pas një ankese mbi një procedurë prokurimi bërë nga një operator ekonomik.

Në listimin e bërë në faqen e Komisionit sqarohet se tenderi i ankimuar ka të bëjë me blerjen e pajisjeve informative/ elektronike me një fond limit 5.2 milionë lekë.

RelatedPosts

Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri

Plagosje me thika në Bathore, mes tyre edhe të mitur

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Operatori ankimues pretendon se kriteret e vendosura në procedurë në disa raste nuk rakordojnë dhe duhet të korrigjohen dhe në të tjera janë të ekzagjeruar. Kështu së pari operatori ka kërkuar që të korrigjohet kriteri për autorizimin e prodhuesit që sipas tij ka diskordancë dhe krijon konfuzion mes operatorëve.

Një tjetër kriter që lidhet me punonjësit e kompanisë me specifikime të hollësishme konsiderohet si i paargumentuar dhe i ekzagjeruar pasi në këtë rast po kërkohet të blihen pajisje dhe jo konsulencë.

“Ndërkohë që AK nuk kërkon të kontraktojë konsulentë për identifikimin e nevojave të biznesit në IT në menaxhim në IT apo optimizim procesesh. Objekti i procedurës së prokurimit është blerja e pajisjeve elektronike dhe lëvrimi i tyre në ambientet e AK dhe asgjë më shumë se kaq. Prndaj është e pakuptimtë kërkesa për pajisjen me certifikime në CompTIA të çdo lloji pasi nuk janë të nevojshme për të garantuar implementimin e kontratës”, thuhet në dokument.

Operatori argumenton se duhet që kriteret të kenë lidhje me objektin e prokurimit dhe të jenë proporcionale. AK nuk mund të vendosë kritere tenderi të panevojshme për realizimin e kontratës, kritere të cilat as nuk mund ti argumentojë ligjërisht dhe teknikisht me nevojën për realizimin e kontratës, kështu duke shkelur parimin e proporcionalitetit në vendosjen e kritereve.

Në renditje janë bërë disa kërkesa për korrigjime kriteresh që sipas operatorit janë të nevojshme në mënyrë që të shmangien kriteret që krijojnë kufizime në konkurrencë

Kompania Albanian Seaport Development

Albanian Seaport Development u regjistrua vitin e shkuar dhe aksioner i 100 për qind të aksioneve është Autoriteti Portual Durrës. Kompania në fjalë është ajo që ka hyrë në marrëveshje me kompanitë nga Emiratet që do të zhvillojnë projektin Durrës Yacht&Marina.

Marrëveshja kuadër u nënshkrua vitin e shkuar me ligjin nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k., “Albanian Seaports Development Company” sh.a. dhe NSHMI Developmentl.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Palët kanë themeluar një shoqëri e përbashkët (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku).

Shteti shqiptar ka hyrë në këtë marrëveshje me kontributin e tij në truall . Në muajin mars 2023 kompanisë Albanian seaport Development i kaluan në administrim 281 prona për zhvillimin e këtij investimi me status strategjik./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re

‘Një uri për ndjesi të egra fizike’: Alan Hollinghurst për piktorin dhe shkrimtarin Denton Welch i cili vdiq tragjikisht në moshë të re

13 October, 2025
Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje

Qyteti më i rrezikshëm i emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar përgatitet për më shumë mbërritje

13 October, 2025
Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

Hamasi liron shtatë pengje izraelite pas 738 ditësh në robëri të tmerrshme

13 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result