Durrës/ Në “arrest shtëpie”, por lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 36-vjeçari

albnews
By
1 Min Read

36-vjeçari Dritan Memolla ka rënë në prangat e Policisë këtë të mërkurë në Durrës, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri me vete.

Policia bën me dije se Memolla kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai lëvizte lirshëm nëpër qytet në momentin kur është pikasur nga uniformat blu dhe tentoi të largohet për të hedhur pistoletën.

Dy vite më parë Memolla u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person, ndërsa në vitin 2018 shkaktoi një tjetër aksident me vdekje.

Sipas policisë, i arrestuari është person me rrezikshmëri për komunitetin dhe me precedentë të theksuar penalë për krime edhe në fushën e narkotikëve.

Po ashtu në pranga ranë edhe dy persona që e shoqëronin 36-vjeçarin në momentin e arrestimit, të akuzuar për “moskallëzim të krimit”.

Share This Article