Pak më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zbuluar se gjashtë persona ishin shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb ka mësuar emrat e këtyre personave, ndërsa sa i përket emrit të ekzekutorit, ai është shtetasi portugez Ruben Saraiva.
Emrat:
Edmond Haxhia
Ruben Saraiva
Harry Simson
Thomas Mithan
Steven Hunt
Harriet Bridgeman
Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Sakaq Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 19. 04. 2023 rreth orës 13:25 në ambientet e lokal “Coral”. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij.
Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.