Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, është shkarkuar arbitrarisht, në kundërshtim me ligjin dhe vlerat demokratike, vetëm për shkak se ka vendosur një pikë në rendin e ditës për raportin e gjyqtarëve që e kanë rrëzuar rastin kundër Mijallkov, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Nga atje thonë se kjo konfirmon se gjyqësori është i kapur nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI.
“Sot edhe një herë u konfirmua se të gjitha vendimet e gjykatave të marra nga autoriteti më i lartë në gjyqësor, Këshilli Gjyqësor, merren me urdhër të partive politike që janë në pushtet”, theksojnë nga Besa.
Nga atje i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar dhe sektorit civil, së bashku me faktorin politik opozitar që të luftojnë, siç thuhet në deklaratë, kundër kësaj anarkie dhe arbitrariteti brenda gjyqësorit./