Lazim Destani solidarizohet me familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Kosovë

 242 total views,  1 views today

Përmbytjet e këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Kosovës ku më të prekuara janë Mitrovica dhe Skënderaj. Janë përmbytur sipërfaqe të gjera toke, janë dëmtuar shumë shtëpi banimi e biznese, janë asgjësuar shumë ferma në këto zona, ndërsa fatmirësisht nuk ka humbje jetësh njerëzore.

Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara, Lazim Destani është shprehur i gatshëm të japë kontributin e tij si gjithmonë në raste fatkeqësishë natyrore.

Ai këtë e ka shprehur në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Me shqetësim po i ndjek lajmet mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa vendbanime në Kosovë. Solidarizimi dhe kontributi im për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk do të mungojë, dhe shpresoj këtë ta bëjnë të gjithë ata që e kanë mundësinë. Uroj bashkërisht ta tejkalojmë sa më parë edhe këtë vështirësi.

Ndërmarrësi Lazim Destani, vlerësohet si një nder shqiptarët më të pasur. Ai udhëheq kompaninë Ecolog, një brend që bashkëpunon me kompani tjera të fuqishme botërore për rindërtimin e zonave të luftës.

Në përshkrimin e kompanisë Ecolog shkruhet se kompania ka profil të gjërë të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të vendeve të ndryshme nëpër gjithë botën.