Kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit në Greqi, ka thënë se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm politik, derisa ka kërkuar nga blloku 27 anëtarësh mbajtjen e premtimit për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë”, tha Kurti.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar edhe 20 vjetorin e Samitit të Selanikut kur është premtuar anëtarësimi i Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.
“Në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut kur u dha premtimi për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor”.
“Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri”, ka shkruar tutje Kurti.