Ikthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit rezervoi çdo të martë dhe të shtunë për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit.
Numërimi mbrapsht ka filluar për finalen e madhe të 6 majit dhe një nga finalistet e këtij edicioni është Dea Mishel Hoxha. Një banore mjaft interesante, e cila me qetësinë e saj që e karakterizon ka arritur që të krijojë mjaft situata dhe përballojë shumë debate.
Dea Mishel është bërë pjesë e BBV më 24 dhjetor dhe që nga ajo ditë ajo ka përjetuar emocione mjaft të bukura, të veçanta dhe është përballur me shumë sfida. Si në fillim fare kur ajo ishte e mbyllur në një kuti si Kukulla Barbi dhe duhej që ta shpëtonte Amosi.
Një eksperiencë e veçantë sepse Amos dhe Dea u duk sikur krijuan një lloj pëlqimi me njëri-tjetrin, edhe pas shkëmbimit të puhtjes mes tyre kur kishin Movie Night. Edhe pse rrugëtimi i Amosit përfundoi dhe ai doli jashtë Dea vazhdoi lojën e saj brenda shtëpisë së BBV.
Pasi fitoi lojën e inteligjencës, Dea Mishel pati një avantazh dhe dërgoi në nominim direkt Efin, Kiarën dhe Luizin. Efi ishte ajo që u largua nga ky televotim i shpejtë. Kjo solli një acarim të Luizit por Dea arriti që ta menaxhonte situatën në mënyrën më të duhur.
Hyrja e Shpatit gjithashtu mori një vëmendje shumë të madhe dhe u bë një pikë kyçe në rrugëtimin e Deas. Ata të dy filluan ato ngacmimet e vogla të para mes njëri-tjetrit, por Shpati u largua nga shtëpia pasi ishte në nominim. Pavarësisht këtyre Dea vazhdoi e patrembur rrugën e saj drejt finales.
Kujtojmë gjithashtu se Dea Mishel erdhi në studion e Big Brother VIP dhe prezantoi për pak minuta në vendin e Arbanës.
Më pas Deamishel në bashkëpunim me banorët e tjerë përgatitën një skulpturë për ta shitur në emisionin “Artkand”, në mënyrë që paratë të shkonin për familjen e Pal Kolës, të ndjerit që humbi jetën në orët e para të mëngjesit të 27 marsit në godinën e Top Channel, kur televizioni kombëtar u sulmua me breshëri plumbash. Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga biznesmeni Bujar Zhuri.
Talenti i Deas jo vetëm me krijimin e skulpturës dhe këndimin por edhe me pikturat që ju krijoi banorëve ishte i mahnitshëm.
Luizi u shpall finalisti i parë në një përballje me Dean, më pas u shpall Efi dhe Dea Mishel si më të votuarat e publikut, ndërsa finalisti i fundit u shpall Kristi puntatën e djeshme. Kristi u përball në gjysëmfinale me Nitën dhe Qetsorin të cilët lanë shtëpinë.