Erion Veliaj hap sondazhin për autobusin e aksidentuar në Lanë: Ta lemë apo ta heqim?

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka hapur një sondazh në Tëitter ku iu kërkon mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.

“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Tëitter.

Autobusi i Unazës dhe një makinë tip Benz u aksidentuan mbrëmjen e së premtes, ku 5 persona mbetën të lënduar.

Share This Article