Edhe një serb i bashkohet Wagnerit rus, publikon video nga Bakhmuti
Një ushtar nga Serbia i cili po lufton për grupin mercenar rus Wagner, i njohur vetëm me inicialet M.P, ka publikuar video nga pjesë të pushtuara të Ukrainës.
Sipas tij, aktualisht gjendet në lindje të Ukrainë, në Bakhmut ku po zhvillohen luftime të ashpra, transmeton Telegrafi.
“Po lajmërohemi nga Bakhmuti ku janë çliruar pjesërisht disa pjesë. Përshëndesim Zokin dhe Gagin, mos u frikësoni gjithçka do të jetë në rregull. Ja çfarë është gjendja në front, dita është e mirë pa borë”, thotë mercenari serb.
Në janar të këtij viti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është munduar të arsyetohet duke thënë se po tenton të ndalë rekrutimet në Serbi.
Ky nuk është rasti i vetëm që serbët të shfaqen nëpër video nga vijat e frontit, pasi i janë bashkuar grupit famëkeq rus. Ata madje mburren me atë që i janë bashkuar rusëve dhe po luftojnë kundër ukrainasve.
https://twitter.com/Ortodox_Serb/status/1652027514242342920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1652027514242342920%7Ctwgr%5E51a5a5251d32dff33a4251c794cebb1297a5e583%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fserbi-qe-eshte-bashkuar-wagnerit-rus-publikon-video-nga-bakhmuti%2F