Kuba është një nga aleatët më të fortë të Rusisë. Vendi i Amerikës Qendrore është pozicionuar pa dyshim në anën e vendit pushtues në luftën në Ukrainë.
Lidhjet mes dy vendeve janë historike dhe konflikti në Ukrainë nuk i ka ndryshuar aspak. Madje, në orët e fundit kjo aleancë është forcuar.
Esteban Lazo, zëdhënës i Presidentit kubanez, zhvilloi një bisedë me Vyacheslav Volodin, Presidentin e Dumës ruse, në të cilën ai tha se fajtori i vërtetë i konfliktit është Amerika.
“Ne përsërisim në emër të Parlamentit Kuban dënimin më të ashpër për sanksionet e njëanshme të vendosura kundër Rusisë.
Ne e kundërshtojmë politikën e izolimit të Rusisë përmes një fushate të fuqishme mediatike që synon nxitjen e urrejtjes kundër Rusisë, të cilën ata kërkojnë ta fajësojnë për përshkallëzimin e luftës. Jemi shumë të vetëdijshëm se si funksionon qeveria e Shteteve të Bashkuara, fajtori i vërtetë i këtij problemi”, deklaroi Lazo.