Gjuha Shqipe nuk do të jetë më kusht për të huajt që duan të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare, në rast se ata kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.
Qeveria ka propozuar një Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e disa kritereve në përfitimin e saj. Hapi i parë është e drejta e fëmijës së lindur në Shqipëri që të përfitojë shtetësinë papritur moshën madhore.
Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
Propozimi i qeverisë
Pasi fëmija ka marrë shtetësinë shqiptare falë kësaj procedure të thjeshtuar, projektligji i propozuar nga Qeveria parashikon edhe për prindërit e tij mundësinë që të përfitojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Nevoja për të ditur gjuhën shqipe nuk duket të jetë më kriter, mjafton qëndrimi për tre vite në mënyrë të rregullt brenda vendit.
Ligji për shtetësinë shqiptare është i vitit 2020 dhe pritet të amendohet përsëri.