ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 3 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 4 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 4 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 4 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 4 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Hapja e Urës mbi lumin Ibër, Vuçiç sulmon Kurtin: Ai do konflikt me çdo kusht

albnews by albnews
2 May, 2023
in Diaspora, Technologji
0
Hapja e Urës mbi lumin Ibër, Vuçiç sulmon Kurtin: Ai do konflikt me çdo kusht
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Kosovës e ka quajtur vendim të drejtë nismën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e plotë për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.

Pas luftës së fundit në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe.

RelatedPosts

Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron “të largojë serbët” nga Kosova, duke shtuar se udhëheqësi kosovar “dëshiron konflikte me çdo kusht”.

Në anën tjetër, Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se tani “nuk është momenti i duhur” për hapjen e urës mbi Ibër.

Ura mbi lumin Ibër apo “rivitalizimi i urës” ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët.

Dikur kjo urë mbi lumin Ibër ishte shndërruar në arenë përplasjesh mes serbëve dhe shqiptarëve. Tani aty gjithçka është më qetë dhe si për ironi kjo zonë quhet Parku i Paqes. Trupat e EULEX, mbi urë tregojnë se tensioni është ende i pranishëm edhe pse dukshëm situata është krejt ndryshe nga ajo e disa viteve më pare.

Nëse pyet për Mitrovicën, përgjigja e menjëhershme është, cila e Veriut apo Jugut?

Tashmë dhe sipas Pakos së Ahtisarit, Mitrovica administrohet në veri nga serbët dhe ne jug nga shqiptarët. Por, një bord i përbashkët që parashihte Plani Ahtisari për ta menaxhuar këtë zonë nuk është krijuar ende.

Në pjesën veriore ekziston një bashkëdyzim i strukturave legale të Kosovës me strukturat paralele serbe dhe praktikisht i tërë Veriu është në një kontroll politik të Serbisë, e cila punon në kuadër të administratës së Kosovës.

Zhvillimet e fundit e nxorrën dhe më në pah se serbët e veriut janë tërësisht në varësinë e Beogradit dhe lëvizin njësoj sipas udhëzimeve të politikës atje. Në fund te vitit te shkuar serbet bragtisen institucionet, madje dhe komunat qe drejtonin. Ndersa ne zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ata iu pergjigjën masivisht thirrjeve të Vuçiç për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ata varen shumë prej sektorit publik, sepse ekonomia dhe sektori privat në pjesën veriore të Kosovës është fare pak e zhvilluar, kështu që shumë njerëz atje jetojnë në mëshiren dhe shtypjen e Listës Serbe dhe të Beogradit

Edhe simbolet në të dyja anët e Ibrit të paraqesin gjendjen e një lufte të ftohtë. Në Mitrovicën e Jugut,  kudo të shfaqet përpara Isa Boletini: rruga me emrrin e tij, shtatorja, sheshi dhe ngado imazhe të tij.

E nëse bisedon me qytetarët e Mitrovicës ata të tregojnë me krenari që ky është qyteti i Isës, strategut, politikanit, diplomatit, apo sic e quanin anglezët “Gjenerali me plis të bardhë”.

Nga ana tjetër ngrihet shtatorja e ‘Car Llazar’, i cili  nga serbët, njihet si komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”.

Simbolika e ndarjes në këtë qytet megjithatë ndjehet. Por cdo ditë e më shumë shqiptarët dhe serbët po e kuptojnë së bashkjetësa eshtë i vetmi opsion dhe bashkpunimi në të mire të tyre, qofshin shqiptarë apo serbë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result