Projekti i studios daneze CEBRA është shpallur fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Në garë për stadiumin e ri ishin tri projekte; italianët e ARCHEA Associati, spanjollët e BOFILL Architecture dhe danezët e CEBRA-s.
Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.
Stadiumi i ri është pjesë e projektit të qeverisë me Federatën e Futbollit, për rikonceptualizimin e impianteve të futbollit, ku përveç Korçës investime të tilla do të realizohen edhe në qytetet e Durrësit dhe atë të Vlorës.