Bayern Munichu është klubi i futbollit që ka shitur më së shumti fanella në vitin 2021.
Këto matje janë bërë nga “Euromerica Sport Marketing”, kompani e certifikuar nga FIFA.
“Bavarezët” kanë shitur 3.2 milionë fanella. Vendin e dytë e mban Real Madridi me 3 milionë, kurse Liverpooli renditet i treti me 2.4 milionë fanella të shitura.
Pozitën e katërt e mban Manchester Unitedi me 1.95 milionë.
Vendi i pestë i takon Juventusit. “Zonja e Vjetër” është klubi i vetëm italian që zë vend në top-10 me 1.42 milionë fanella të shitura.
Pastaj vijnë Barcelona (1.34 milionë), Chelsea (1.31 milionë), Dortmundi (1.18), PSG (1.18) dhe Manchester City (1.087 milionë.
PSG-ja ka pasur rritje në vitin 2021 me ardhjen e Lionel Messit, por megjithatë mbetet prapa gjigantëve evropian.