Një burrë në pranga pas një shpërthimi të kontrolluar, rrethohet Pallati Buckingham

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pallati Buckingham është mbyllur mbrëmjen e djeshme pasi një burrë hodhi fishekë të dyshuar armësh gjahu në tokën jashtë rezidencës mbretërore. Incidenti vjen vetëm disa ditë nga kurorëzimi i Charles.

Policia bëri të ditur se në pranga është vënë një burrë rreth orës 19:00 me orën lokale, pasi ai iu afrua portave të Pallatit. Ndërsa, dëshmitarët thanë se ai u pa duke hedhur një “një numër sendesh” në ambientet e banimit.

Mbreti ishte brenda në pallat kur ndodhi incidenti ndërsa më herët gjatë ditës kishte takuar kryeministrin australian Anthony Albanese.

Përgjatë “The Mall”, mbështetësit e monarkëve kishin nisur të ngrinin çadrat për të siguruar vendet në rreshtin e parë për eventin historik që do të mbahet këtë fundjavë.

Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një “çantë e dyshimtë”. Pallati është i rrethuar dhe njoftohet po ashtu se është kryer një shpërthim i komanduar.

Share This Article