Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, tha se Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këtë deklaratë Borrel e ka bërë pas takimit të sotëm në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçqi.

Ai ka thënë se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër.

Borrell thotë se është arritur marrëveshja për të pagjeturve e që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”.

Ai thotë se palët kanë avancuar mjaft shumë edhe për zbatimin e Asociacionit.

Share This Article