Joe Biden ka uruar Charlesin për kurorëzimin si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Presidenti amerikan nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Charlesit, por ka dërguar bashkëshorten, Zonjën Jill Biden.
Megjithatë, ai përmes rrjeteve sociale ka pohuar se miqësia midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe është burim force për të dy popujt.
“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë. Jam krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik”, ka shkruar Bideni në Twitter.
Kujtojmë se lideri amerikan ka pasur një telefonatë me Charlesin, ku ka konfirmuar se brenda këtij viti do ta takojë gjatë një vizite zyrtare në Londër.
Ndryshe, asnjë president amerikan nuk ka marrë pjesë në ndonjë kurorëzim mbretëror britanikë.