Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj prej tre vitesh, Markus Raikkonen, janë duke u divorcuar.
37 -vjeçarja, e cila nuk arriti të fitojë një mandat të dytë në pushtet muajin e kaluar, e bëri të ditur lajmin në Instagram të mërkurën.
“Së bashku kemi bërë kërkesën për divorc. Ne jemi mirënjohës për 19 vitet e përbashkëta dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marina.
“Ne jemi ende miqtë më të mirë, të afërt me njëri-tjetrin dhe prindër të dashur. Në vazhdim do të kalojmë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin. Urojmë që ju të respektoni privatësinë tonë. Nuk do të komentojmë më tej për këtë”, shtoi ajo.
Marin dhe Raikkonen, një biznesmen dhe ish-futbollist profesionist, u martuan në vitin 2020, dhe kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, shkruan SkyNews.
Ajo po largohet nga posti i kryeministres pas humbjes së saj zgjedhore në prill , ku Partia e Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë shpalli fitoren.
Marin aktualisht po shërben si kryeministre e përkohshme derisa të mund të formohet një qeveri e re koalicioni.
Ndonëse konsiderohet një model mijëravjeçar për liderët e rinj progresivë nga fansat në mbarë globin, në shtëpi ajo është përballur me kritika për partitë e saj dhe shpenzimet e larta publike të qeverisë së saj.
Ajo hyri në politikë në moshën 20-vjeçare dhe shpejt u ngjit në radhët e Partisë Social Demokrate të qendrës së majtë.
Më pas ajo u bë kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019 në moshën 34-vjeçare.