E mundur një marrëveshje e re për Brexit-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca theksoi se me shumë mundësi do të ketë një marrëveshje mes 27 partnerëve të Britanisë së Madhe për të shtyrë Brexit-in deri më 31 janar 2020, bënë të ditur burime diplomatike franceze.

Ndërkohë që përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së do të mblidhen sot, kjo shtyrje tjetër për daljen e Britanisë së Madhe nga BE erdhi pas një fundjave bisedimesh intensive mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, të cilët zhvilluan dje një bisedë telefonike.

“Kushtet e shtrirjes janë të përcaktuara dhe të riforcuara, veçanërisht mbi natyrën e panegociueshme të marrëveshjes dhe mundësinë e punimeve të 27 vendeve për t’u përgatitur për të ardhmen. Franca ka këmbëngulur mbi kushtet e nevojshme duke dëshiruar të ruajë unitetin e 27 vendeve që na ka drejtuar gjithmonë”, theksoi burimi diplomatik francez.

Sipas burimeve europiane, propozimi mbi tryezë për të shmangur një “no deal” parashikon të shtyjë Brexit-in me tre muaj, por me mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 dhjetor në rast të ratifikimit të marrëveshjes për daljen nga BE para këtyre afateve kohore.

Share This Article