Notë pozitive për Tomas Strakoshën

albnews
By
1 Min Read

Tomas Strakosha ishte si gjithnjë titullar mes shtyllave për skuadrën e tij Lacio teksa kjo e fundit triumfoi me shifrat 1-2 në transfertë ndaj Fiorentinës.

Ndeshja e portierit të kombëtares së Shqiprisë ishte nga ato të zakonshmet, ku nuk u detyrua të bënte pritjet spektakolare, ndërsa në rastin e golit të pësuar, ishte e pamundur për t’u evituar. Ndërkaq, në vlerësimin pas ndeshjes, Eurosport kishte rezervuar notën 6 për Strakoshën.

“Në rastin e golit të Kiezës nuk mund të bëjë asgjë, më pas fillon administrimi i tij i zakonshëm. Nuk i duhet të kryejë ndonjë ndërhyrje të vështirë”, thuhej për performancën e Strakoshës.

Share This Article