Johnson: Beteja kundër së keqes së ISIS-it nuk ka mbaruar ende

albnews
By
1 Min Read

Lufta kundër ISIS nuk është mbyllur ende, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në Twitter duke komentuar vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Ebu Bekrit al Bagdadi.

“Vdekja e Bagdadi është një moment i rëndësishëm luftën kundër terrorizmit, por beteja kundër së keqes së ISIS-it nuk ka mbaruar ende’’, shkroi kryeministri.

‘’Ne do të punojmë me partnerët tanë të koalicionit për t’i dhënë fund veprimtaritë vrastare dhe barbare të ISIS-it një herë e përgjithmonë”, theksoi ai.

‘’Drejtuesit e grupit të Shtetit Islamik kanë shtrembëruar Islamin për të përgatitur mijëra njerëz në kauzën e tyre të mbrapshtë. Unë mirëpres veprimin që ishte ndërmarrë. Botës nuk do të humbasë asgjë prej vdekjes së Bagdadit”, theksoi Ben Wallace, ministri i  Mbrojtjes./ATSH/

Share This Article