“Do të jem një president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, politike apo fetare”.
Me ketë betim Jakov Millatoviç mori detyrën e Presidentit të ri Malit te zi. Ai e cilësoi këtë një moment duke theksuar se nuk do të devijojë nga drejtimi dhe angazhimet që Mali i Zi të jetë pjesë e BE, marrëdhëniet e mira fqinjësore apo barazi të të gjithë qytetarëve.
“Konteksti global është përcaktuar në masë të madhe nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Nuk do të ketë devijime nga drejtimet dhe përcaktimet tona strategjike, të cilat e përfshijnë Malin e Zi si pjesë të familjes euroatlantike. Mali i Zi i përket Evropës e cila është e bashkuar në shumëllojshmërinë e saj. Jemi të vetëdijshëm se ka obligime të mëdha dhe Mali i Zi ka vullnet dhe kapacitet politik për ta arritur këtë qëllim.”
Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.
Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor.
Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane. Rreth 200 personalitete morën pjesë në ceremoninë e betimit, përfshirë liderë nga vendet fqinje, ambasadorë dhe i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar.