Trump: Do të publikojmë sulmin kundër Al-Baghdadit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi sot se planifikon të botojë fragmente nga videoja e sulmit amerikan të ditës së diel ndaj Abou Bakr al-Baghdadi, që çoi në vdekjen e kalifit të vetëdeklaruar të Shtetit Islamik, njeriut më të kërkuar në botë.

“Ne mendojmë se është e mundur. Mund të presim fragmente dhe t’i transmetojmë”, deklaroi miliarderi republikan nga baza ajrore Andrews, pranë Uashingtonit.

Në fjalimin e tij televiziv, presidenti amerikan dha një përmbledhje të detajuar të sulmit, gjatë të cilit kreu i Shtetit Islamik u zu në kurth nga ushtria amerikane dhe u vetëhodh në erë me eksplozivët që mbante në brez./

Share This Article