ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 1 hour ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 1 hour ago
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026 1 hour ago
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago 1 hour ago
Siria zhvillon zgjedhjet e para pas rrëzimit të Assad-it 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohet kush e përgjoi Fredi Belerin, familjarët duan të zbardhet e vërteta

albnews by albnews
21 May, 2023
in Albania
0
Zbulohet kush e përgjoi Fredi Belerin, familjarët duan të zbardhet e vërteta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë Arsen Rama.

Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për mediat se rasti dhe mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.

RelatedPosts

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.

“Çdo gjë e kemi marrë vesh në media. Nuk e dimë rolin e të dyshuarit në dosjen e përgjimit. Nuk kam folur me vëllanë përveç ditës kur u arrestua Beleri. Erdhi policia në 2 të natës dhe na mori në pyetje në komisariat. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe familjarë që jetojnë në Palasë. Është një situatë e vështirë. Ne nuk kemi përgjegjësi për veprimet që ai ka kryer. Ai është 22 vjeç dhe nuk i dimë rrethanat, situata. Nuk kemi pasur kontakt me asnjë person. Na bie dhe ne një pjesë përgjegjësie. Nuk mbajmë anë”, u shpreh Abdul Rama.

Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjeje teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin, sipas Abdul Ramës, familja e tij, por edhe i vëllai kanë patur vetëm marrëdhënie pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i Belerit.

“Me Fredi Belerin kemi pasur raport miqësor. Për ne është një mik i mirë. Nuk kemi pasur probleme. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie se vetëm i çonte peshk në restorant dhe bashkë kanë bërë muhabet vetëm për peshk”, tha ai.

Abdul Rama pohon se asnjëherë ai vetë, babai, familjarë të tij të shoqëruar edhe në polici, nuk kanë patur kontakt me Fredi Belerin për të blerë prej tij vota, madje sipas tyre kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Madje edhe familjarët e tij pohojnë se biseda të tilla për votat nuk kanë patur asnjëherë.

“Nuk na është ofruar asnjëherë lekë. Kemi pasur kontakte me Fredin. Sa herë kemi biseduar nuk është diskutuar për lekë, vota apo lista”, tha Abdul Rama.

Më gusht 2020 familja Rama u bënë fatkeqësisht pjesë e një tragjedie. Robert Rama, së bashku me bashkëshorten Mirelën, dhe dy djemtë e tij Arsenin dhe Abdulin dolën në det. Varka e peshkimit u mbyt teksa si pasojë e përmbysjes së saj mbeti pa jetë Mirela Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

5 October, 2025
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

5 October, 2025
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result