Ambasada amerikane: Studentë, si mund të ngrini zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një video mesazhi ambasada e SHBA-ve në Tiranë flet për luftën ndaj korrupsionit.

Në të flitet për nismën e ndërmarrë për të ngritur zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.

Ambasada bën me dije se përmes kësaj iniciative u jepet e drejta studentëve që të denoncojnë aferat që ndodhin në universitetet shqiptare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim.

Share This Article