Njoftim: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read

Të nderuar bashkatdhetarë,

Me keqardhje ju njoftojmë se pala britanike për arsye teknike nuk arriti t’i përfundnte procedurat e uljes së avionit. Për këtë arsye fluturimi çarter i parashikuar për t’u nisur nga Luton Airport për në Tiranë, nesër më datë 29 mars 2020, ora 20:00, do të shtyhet për ditët e para të javës në vijim.
Lutemi qëndroni në kontakt me faqen e Facebook-ut të Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Kurse para disa ditësh kishte një njoftim tjetër që tani është anulluar !

Te dashur bashkatdhetarë,

Ju informojme se fluturimi çarter Londër (Luton) – Tiranë (Rinas) i planifikuar për në datë 29 mars 2020, ora 20:00, është shtyrë për arsye teknike gjatë ditëve të para të javës në vijim.

Të gjithë personat e listës së mëposhtme luten që të ndjekin njoftimet e Ambasadës në Facebook dhe në faqen zyrtare http://www.ambasadat.gov.al/united-kingdom/

Ju falenderojme per mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj!

Share This Article