Ron DeSantis pritet të kandidojë për president të SHBA-së, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BBC

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, pritet të shpallë të mërkurën kandidaturën e tij për president të SHBA-së, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kjo bëhet e ditur nga mediat amerikane. DeSantis konsiderohet si sfiduesi kryesor i ish-presidentit, Donald Trump.

Guvernatori është pjesë e një liste gjithnjë në rritje e pretendentëve republikanë për nominimin e partisë për garën presidenciale të vitit 2024. Shpallja pritet të bëhet publike në Twitter Spaces, e cila është një platformë që lejon “përdoruesit”, të zhvillojnë biseda audio në Twitter.

Postimi në rrjetin social “Fox News”, në lidhje me takimin e ardhshëm në “Twitter Spaces”, u ripërsërit të martën nga Musk tek 140 milionë ndjekësit e tij.

Në Wall Street Journal, Musk deklaroi se ky rast do të shënojë “herën e parë” që një njoftim i tillë bëhet në mediat sociale. Nuk është ende e qartë nëse Musk, nëpërmjet këtij akti, shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke organizuar prezantimin në platformën e tij.

NBC raportoi se ngjarja do të moderohet nga sipërmarrësi i teknologjisë David Sacks, një mbështetës i zotit DeSantis. Njoftimi i zotit DeSantis vjen në ditën e parë të një takimi për mbledhje fondesh në Miami, ku mbështetësit e tij thuhet se do të informohen për fushatën e ardhshme.

Kjo do t’i japë fund spekulimeve, të cilat u bënë për muaj me rradhë, se kur do të ishte momenti që DeSantis të shpallte zyrtarisht kandidaturën e tij për President. BBC

Share This Article