Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, beson se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik.
“Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.
Sipas tij, duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për besueshmërinë e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.