Një çift në Angli mbeti i tronditur kur zbuloi se në shtëpinë e tyre të re kishte diçka që pronarët e mëparshëm e kishin mbajtur të fshehtë.
Emma Harrison dhe Rhys Stainer u befasuan kur zbuluan se shtëpia e tyre e sapo blerë kishte një thesar sekret – një pus 126-vjeçar, transmeton Telegrafi.
Pasi iu nënshtruan disa punimeve të rinovimit në kuzhinën e tyre, Emma, 28 vjeçe dhe Rhys, 27-vjeçar, u tronditën kur gjetën një pus me përmasa më shumë se 6 metra i thellë, i fshehtë nën dyshemenë e kuzhinës së çiftit, që mbulohej në mënyrë të përkryer me një pllakë dyshemeje.
Emma dhe Rhys, nga Malvern Hills, e kanë ndarë këtë në TikTok, nga ku videoja shpejt mori më shumë se 5.3 milionë shikime dhe mbi 232,00 pëlqime, duke i lënë njerëzit në internet “të tmerruar”.
Ata vlerësuan se pusi i fshehtë ishte ndërtuar me shtëpinë në vitin 1897, duke e bërë kështu të vjetër 126 vjet.
“Ne absolutisht i duam pronat e vjetra dhe kjo veçori ishte një gjetje e shkëlqyer!”, tha Emma.