Sveçla nga Leposaviçi: Këtu është Republikë e Kosovës!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës, Lulëzim Hetemi.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Sveçla tha se qëllimi i vizitës atje ishte për t’i shprehur mbështetjen institucionale kryetarit të ri.

“U pajtuam se të gjitha institucionet vendore, qoftë qendrore, qoftë lokale, kanë për detyrë t’i shërbejnë qytetarëve të vendit dhe përkundër vështirësive të gjitha do t’i tejkalojmë”, deklaroi ministri Sveçla para mediave.

I pyetur se a do të qëndrojnë edhe më tej njësitet e Policisë së Kosovës, ministri Sveçla u përgjigj se këtu është Republikë e Kosovës.

Share This Article