Përveç përplasjes me policinë e Kosovës, serbët janë përplasur dhe me njëri-tjetrin, në protestat e shtuara mëngjesin e së hënës, kundër marrjes së detyrës nga krerët e rinj të komunave.
Një incident për t’u veçuar është ai ndaj kreut të Listës Serbe. Mediat raportojnë se Goran Rakiç është qëlluar me shishe nga disa protestues teksa ai iu ka kërkuar atyre që të mos hyjnë në selinë e komunës në Zveçan.
Në këtë moment serbët e grumbulluar reaguan ashpër ndaj thirrjeve të Rakiç duke e quajtur atë tradhtar dhe hedhur në drejtim të tij sende të forta.
Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht.