ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 1 hour ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  1 hour ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 1 hour ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 1 hour ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Si e mendon Yuri Kim zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri

albnews by albnews
30 October, 2019
in Albania
0
Si e mendon Yuri Kim zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E përzgjedhura e Presidentit Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim doli para Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan ku tregoi për prioritet e saj në Tiranë.

Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore. Fillimisht, tha ajo do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

RelatedPosts

2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente. Policia apel shoferëve: Bëni kujdes!

“Në festa private dhe TikTok jepet drogë”, mjekja ngre alarmin për “peshkimin” e fëmijëve

Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. “Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik”, u shpreh Kim.

Së treti, ajo tha se do të punojë për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Po ashtu ajo tha se do të mbetet e angazhur për të permbyllur reformën në drejtësi dhe krijimin e strukturave të reja anti korrupsion, SPAK dhe Byronë Kombëtare të hetimit.

“Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim. Sipas kandidates për ambasadore në Tiranë, problemi dhe rreziku më i madh për Shqipërinë nuk paraqitet nga Rusia, por nga Kina. Yuri Kim u pyet nga senatorët edhe për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi punuar shumë afër me Qeveritë shqiptare. Janë 3 mijë persona që jetojnë në periferi të kryeqytetit. Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë”, tha kandidatja për ambasadore.

Po ashtu ajo u pyet edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatin e ardhshëm për kryeministër, Albin Kurti. E pyetur nga një senatore, mbi deklaratën e Kurtit “për një integrim edhe më të madh midis Kosovës dhe Shqipërisë, ç’ka ka shkaktuar shqetësime te Serbia, ajo tha se “Nuk ka dyshim që SHBA mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e kësaj çështje.

SHBA ka bërë investime të madha në rajon duke sjellë paqe dhe po punon me shtetet që të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, theksoi kandidatja për ambasadore në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result