Çun Lajçi promovon romanin “Kur fryjnë ernat”

albnews
By
1 Min Read

Me vargje kushtuar atdheut, po e promovon romanin e tij të parë.

Për dy dekada, aktori Çun Lajçi, i ka mbledhur disa monologë të shkruar nga vetë ai dhe i ka strukturuar në njëzet e katër kapitujt e librit “Kur fryjnë ernat”.

Lajçi, i cili për pak kohë braktisi skenën për t’iu përkushtuar letërsisë, deklaroi se që nga viti 1998, kur Kosova po kalonte në frymën e luftës, ka tentuar ta shkruajë romanin të cilin ia kushton luftës së kreshnikëve për liri.

Njohësit e letërsisë, veprën letrare të Lajçit e kanë klasifikuar si roman epik në të cilin poetika, monologu dhe dialogët identifikojnë dramën personale.

Romani “Kur fryjnë ernat” është botim i Shtëpisë Botuese “Buzuku”.

Share This Article