Gjykata boshnjake jep dënimin më të rëndë për krimet e luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një serbo-boshnjak, i ekstraduar në vitin 2018 nga Franca, u dënua sot nga një gjykatë në Sarajevë me 20 vite burg për krime lufte, për përfshirjen e tij në masakrën e dhjetëra civilëve, në fillim të luftës në Bosnjë (1992-95).

Radomir Susnjar, 64 vjeç, u shpall fajtor për pjesëmarrje në një masakër, ku u vranë më shumë se 50 civilë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, të gjithë boshnjakë myslimanë nga Vishegradi, që u dogjën të gjallë në një ndërtesë më 14 qershor 1992.

“Ai kreu një krim kundër popullatës civile dhe kjo gjykatë e dënon me 20 vite burg”, deklaroi gjykatësja Enida Hadziomerovic.

Ky është dënimi më i rëndë që mund të japë drejtësia boshnjake për krimet e luftës.

Share This Article