Kim merr “Çelësin e Qytetit” të Gjirokastrës, kryetari i bashkisë ja dhuron në shenjë mirënjohje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i ka dhuruar “Çelësin e qytetit” ambasadores së SHBA në vendin tonë  Yuri Kim.

Kryebashkiaku Golemi e cilësoj ambasadoren Kim, si një mike dhe mbështetëse të Gjirokastrës ,në shumë projekte.

Teksa ka shprehur falënderimin e saj për këtë vlerësim , ambasadorja Kim tha se “Bota tashmë e njeh qytetin e Gjirokastrës , për vetë historinë dhe mikpritjen bujare të njerëzve të saj.”

Ambasadorja Kim nuk u largua nga Gjirokastra pa marrë edhe dy simbole të tjera , jelekun e gruas gjirokastrite dhe librin “Kadare dhe Gjirokastra” që mban si autor Roland Tashon.

Share This Article