I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, më 5 dhe 6 qershor.
Burimet diplomatike në Bruksel bën të ditur për Radio Evropa e Lirë se qëllimi i vizitës është ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Situata në veri të Kosovës u tensionua më 29 maj, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe, të hyjnë në zyrat komunale. Kjo u pasua me protesta të dhunshme ku për pasojë 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në Zveçan.